“Në Lushnje vihet vetëm për të bërë foto me shalqi”, Korreshi ngre zërin në Kuvend: S’mund të talleni

schedule14:48 - 23 Qershor, 2022

schedule 14:48 - 23 Qershor, 2022

Deputeti demokrat i Lushnjes, Saimir Korreshi në sallën e Parlamentit u ndal te harta e re gjyqësore e miratuar nga KLGJ. Ai u shpreh se është një katastrofë që të hiqet Gjykata e Lushnjes.

Korreshi: Shikojmë efektivitetin që ka kjo Gjykatë ose numrin e çështjeve. Është një nga Gjykatat që ka numrin më të madh të çështjeve në shkallë vendi. Edhe ky kriter është gjuajtur me shkelmë nga ana juaj. A e kanë menduar ndonjëherë këta zotërinj se çfarë do ndodhë me banorët e qytetit të Lushnjes që do detyrohet të bëjnë 40 km për të shkuar në Fier? Dhe këtu parti është mbi të gjitha. Partia e shëndoshë, por njerëzit le të sorollaten. Ky është skandal. Ne i kemi kapacitet që mos e kthejmë këtë qytet në fshat.Vihet në Lushnje vetëm për të bërë foto me shalqi.  Ama për të shitur as që bëhet fjalë. Ama fotot kanë dalë shumë bukur dhe me efekt dielli.  Ju nuk mund të talleni me Lushnjen. Nuk mund t’i hiqni Gjykatën, Prokurorinë, shërbimin e provës. I keni hequr çdo gjë, të paktën lërini dinjitetin./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!