Në “luftë” me flakët, shkrumbohet kisha 176-vjeçare në Londër

schedule11:27 - 27 Janar, 2023

schedule 11:27 - 27 Janar, 2023

Me dhjetëra zjarrfikës luftuan me flakët që përfshinë një kishë në veri të Londrës gjatë natës. Kisha, e vlerësuar si një thesar arkitekturor, me mozaikë mahnitës, u shkatërrua thuajse totalisht.

Rreth 80 zjarrfikës u dërguan për të shuar zjarrin në kishën e Shën Markut, e ndërtuar në vitin 1847, e njohur për historinë e saj arsimore dhe letrare, por nuk ia arritën ta shpëtonin atë.

Megjithatë, bënë të mundur lokalizimin e flakëve. E gjithë ndërtesa dykatëshe u përfshi nga flakët, ndërsa banorëve iu kërkua që të mbanin dyert dhe dritaret e mbyllura për shkak të tymit të madh në zonë.

Për fat të mirë, askush nuk u lëndua, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit janë të paqarta.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!