Ne luftë me Covid-19: Infermierja shqiptare në faqen e parë të gazetës italiane

schedule10:33 - 31 Mars, 2020

schedule 10:33 - 31 Mars, 2020

Ornela është një infermiere shqiptare, e cila ka zënë vend në faqen e parë të azetës prestigjioze italiane “La Republica”.

Ajo shfaqet se bashku me tre kolegët e saj nga Kolumbia, Afrika dhe Italia. Ndërkaq, gazeta i ka kushtuar një artikull falënderues shqiptares dhe vendeve të ndryshme që janë sensibilizuar me situatën e rëndë që ka prekur vendin fqinj.

Sipas gazetës, Ornela është në mesin e katër grave që së bashku përbëjnë një ekip të palodhur, vendosur në dhomën e urgjencës ku vijnë dhjetëra ambulanca çdo ditë.

“Katër gra nga e gjithë bota për një qëllim: të ndihmojnë pacientet e COVID-19 në spitalin e Cremona. Protagonistë të kësaj fotoje janë Bea dhe Ornela dhe Lolanda dhe Chiara”,- shkruan “La Repubblica”.

Kujtojmë se Shqipëria ka dërguar 30  mjekë dhe infermierë në Brescia, një nga zonat më të prekura nga COVID 19. Ky veprim është vlerësuar shumë nga italianët.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!