Në luftë me “Burger King”, biznesmeni shqiptar: Kompania na ka hedhur në gjyq, byrekët tanë pëlqehen në të gjithë Zvicrën

schedule09:49 - 2 Shkurt, 2024

schedule 09:49 - 2 Shkurt, 2024

Suksesi i shqiptarëve nëpër botë rritet çdo ditë e më shumë. “Burek King” është biznesi më i fundit shqiptar që po korr sukses nëpër të gjithë Zvicrën. Mirëpo, mesa duket ky emër po i sjell probleme sipërmarrësit Fatmir Mehmedi, të cilit i ka shpallur luftë prestigjozi botër “Burger King”, duke e hedhur në gjyq për shkak të logos së ngjashme.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Fatmiri ka rrëfyer gjithçka, nga hapja e biznesit, emri dhe deri te prodhimet, që pëlqehen shumë në Zvicër.

“Ne kemi 35 punëtorë. Kurorën e logos e kemi me të drejta, e kemi blerë dhe dizajnin e ka bërë një shoku jonë. Burger King para një viti ngriti zërin kundër nesh, sikur ne i kemi vjedhur logon prej tyre. Ne logon e kemi paguar në Google dhe logon e ka bërë një shoku jonë. Në produktin e vetë çdo njeri mund ta quaj veten king, ne e quajmë në byrek, jo në hamburgera. Tani do të vazhdojmë procedurat me gjykatën në Zvicër. Ne nuk duam t’i heqim shkronjat, ata duan që ne t’i heqim. Ne kemi sakrifikuar shumë punë, shumë djersë, për 3 vite, derisa fituam një klientel, sidomos gjatë periudhës së pandemisë. Ne kemi 6 pika shitje në të gjithë Zvicrën. Bëjmë byrek dhe ëmbëlsira. Ne prodhojmë diku 1200 copë byrek në ditë”, u shpreh Mehmedi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!