Në “Loro Boroçi” kërkohet përmbysja, publikohen formacionet e sfidës Vllaznia-Linfield

schedule19:43 - 20 Korrik, 2023

schedule 19:43 - 20 Korrik, 2023

Me përballjen e parë të Belfastit, e cila përfundoi me rezulatin e thellë 3 me 1, në favor të irlando-veriorëve të Linfield, tashmë “kuqeblutë” e Vllaznisë kanë detyrën e vështirë për të përmbysur gjithçka në përballjen e dytë të vlefshme për fazën e parë kualifikuese të Conference League.

Përsa i përket formacionit, tekniku Migen Memelli i ka rreshtuar djemtë e tij, me formulën 3-4-3, ku në portë si zakonisht është pozicionuar Qarri. Mbrojtja me tre përbëhet nga Stojanovic, Juric e Cheshmedijev, ndërsa Smajli e Hakaj janë pozicionuar në krahët e mesfushës, por kanë për detyrë dhe “mbikqyrjen” e ofensivave sulmuese nga krahët. “Bërthama” e mesfushës përbëhet nga Boshnjaka e Mala, ndërsa “tridenti” i sulmit mbushet nga Gruda, Balaj e Çoba.

Në krahun tjetër, tekniku David Healy e ka rreshtuar skuadrën e tij, me formacionin 4-3-3 ku në portë është pozicionuar Johns e para tij Clarke, Hall, Neëberry e Scott. Mesfusha me tre përbëhet nga Mçlean, Shields e Millar, ndërsa sulmi nga treshja Mckee, Flitzpatrick e Cooper.

Formacionet zyrtare: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!