Adelina provoi fatin këtë të hënë në “Kutia 21”. Ajo kishte një fat shumë të madh, pasi i shkoi lojës deri në fund. Bashkë me të, edhe 10 mijë euro ishin ende në lojë.
Mirëpo, ajo që surprizoi të gjithë ishte oferta që bankieri i ofroi, plot 1250 euro. Fatkeqësisht, Adelina e refuzoi me shpresën për të fituar 10 mijë euro. Por në kutinë e saj kishte vetëm 350 euro. Mesa duket, pavarësisht fatit, kjo nuk ishte mbrëmja e Adelinës.
Për të parë gjithçka ndodhur në “Kutia 21” ndiqni në videon e mëposhtme. Game shoë vjen nga e hëna në të premte në orën 20:00 në ABC!
/abcnews.al