Në librarinë e Drimadhes: Çfarë lexojnë shqiptarët në plazh?

schedule19:42 - 15 Gusht, 2018

schedule 19:42 - 15 Gusht, 2018

Gazetarja e Edicionit Veror Genta Buda është ndalur këtë ditë në librarinë e Drymades, e cila është rinovuar totalisht dhe është shndërruar në një klub leximi. Për librashitësen gjatë darkave, ky është vendi ku gjen qetësi dhe të duket sikur je në ministudio.

Gazetarja jonë u noh me Darsin në 8 vjeçar i cili është duke lexuar “Nikolasi i vogël” dhe ka dëshirë të lexojë një tjetër libër të pëlqyer nga shokët e tij që është “Ditari i Gregut”.

“Fëmijët janë lexuesit më besnikë, dhe atë libër që e ka lexuar shoku, duan ta lexojnë të gjithë, ndër më të preferuarit për ta mbeten “Ditari i Gregut”me 5 vëllimë dhe “Harry Poter”. Po kështu të kërkuar janë edhe klasikët si “Pinoku” apo “Don Kishoti i Mançes”– shprehet librashitësja.

Ka nga ata pushues që janë të interesuar për poezinë e Timo Fllokos që sipas tyre shkon me plazhin. Pushuesit pëlqejnë më shumë libra të lehtë si Daniell Still, Izabel Allende apo Dan Brown. Një tjetër pushuese shprehet se i pëlqejnë librat manualë dhe psikologjikë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!