Në Lezhë ka trafik, specialist: Nuk ka plan urbanistik dhe parkingje

schedule17:00 - 14 Prill, 2023

schedule 17:00 - 14 Prill, 2023

Trafiku në Lezhë është një shqetësim i përditshëm në Lezhë. Trafiku nuk është më problem vetëm në verë, por edhe në pjesën tjetër të vitit.

Për urbanistin Pashk Ndoci, problemi qëndron tek mungesa e një studimi të mirëfilltë urbanistik, me rrugë hyrëse e dalëse si dhe parkingje nëntokësore.

“Lezha nuk mund të themi se nuk ka pasur planifikime urbane, por ajo që ka ndodhur sistematikisht prishja e këtyre planifikimeve, me studime pjesore duke zënë sipërfaqet, e gjelbërta, sportive, duke ngushtuar rrugë dhe duke mos mbajt koherencë për të çliruar rrugët nga zhvillimi ekonomik që ka dhe rritjen e trafikut”, është shprehur urbanisti Pashk Ndoci.

Eksperti thotë se ka disa mënyrë për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate.

“Është një rrugë që duhet të ishte bërë te ura e Censit ndërpret Drinin për tu lidhur me rrugën kryesore, është ura e vjetër në lagjen Skëndërbeg që duhet të jetësuar për të çliruar zonën veriore të Lezhës, ky është hapi i parë. Këto ndërtimet e larta që janë bërë në Lezhë, nëse do të ishin bërë me kushte për kate parkime nëntokësore do të ishte një tjetër zgjidhje”, ka thënë ai.

Parkimi automjeteve mbi trotuare në shume lagje, qëndrimi në trafik si dhe kaosi në levizje janë perditshmëria e drejtuesve të mjeteve në Lezhë, ndërsa trafiku tashmë sa vjen dhe rëndohet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!