“Në Kuvendin e Shqipërisë ka politikanë homoseksualë të padeklaruar”

schedule21:03 - 15 Nëntor, 2019

schedule 21:03 - 15 Nëntor, 2019

Në programin “Historia ime” të gazetares Mirela Milori, Arbër Kodra tregoi si ka ndryshuar jeta e tij pasi tregoi publikisht se është homoseksual. Po në studio, ai gjithashtu tha se edhe në qeverinë aktuale, dhe në Kuvend, ka persona të komunitetit LGBTI.

Arbër Kodra: Në qeveri ka persona të komunitetit LGBTI.

Mirela Milori: Në qeverinë aktuale?

Arbër Kodra: Po ka dhe ka pasur, që ata i dinë shumë mirë se kush janë, por që i shtypin.

Mirela Milori: Të padeklaruar?

Arbër Kodra: Të padeklaruar sigurisht.

Mirela Milori: Domethënë ka persona që kanë familje?

Arbër Kodra: Jo dhe mund të mos kenë familje, por bëjnë jetë të dyfishtë.

Mirela Milori: Edhe njëherë, në qeveri dhe në Kuvend ka persona të komunitetit LGBTI, janë biseksualë dhe do të thuash që kanë martesë normale, kanë grua dhe fëmijë dhe ne i njohin të tillë, i votojmë të tillë dhe janë të fshehtë?

Arbër Kodra: Po, edhe kjo është. Por ka dhe nga ata që s’janë të martuar dhe kanë një jetë të fshehur.

Mirela Milori: Edhe në qeverinë aktuale?

Arbër Kodra: Po edhe në qeverinë aktuale./tvklan.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!