Dr. Shk. Lindita Shosha na tregon historinë e vështirë të një pacienteje, e cila u paraqit në Spitalin Amerikan 1 me një masë pelvike shumë të madhe. Masa kishte bllokuar komplet hapësirën pelvike, duke komprimuar vezikën urinare, ureterët, si dhe zonën e rektumit dhe të kolonit.
Me shumë dhimbje abdominale, me vështirësi në urinim dhe me bllokim pothuajse të plotë në jashtëqitje, pacientes i këshillohet një rezonancë.
Dr. Shk. Lida Shosha tregon që kur këto formacione të formave të ndryshme, rriten shumë, ato komprimojnë organet rreth e qark dhe zgjidhja është vetëm kirurgjia, nga një ekip multidisiplinar, ku diskutohet në çdo aspekt diagnostik, klinik, imazherik dhe risqet eventuale të pacientit.
Në rastin e pacientes tonë, ishin kirurgët urologë, ata që duhet të ndërhynin të parët, duke qenë se masa ishte në distancë milimetrike me ureterët dhe u vendosën 2 stenda ureteralë për të patur nën kontroll kanalet e urinës dhe për të mos rrezikuar dëmtimin e tyre.
Duke qenë se distanca nga vazat iliake ishte vetëm 1 mm duhej asistenca dhe mendimi e një kirurgu vaskular, për të mënjanuar mundësinë e një hemoragjie eventuale potencialisht kërcënuese për jetën në tavolinën e operacionit.
Raste të tilla, kërkojnë ekipe me shumë mjekë specialistë, si kirurgun pelvik urolog, kirurg vaskular, onkolog, kolorektal dhe salla moderne dhe një reanimacion të kompletuar e profesional.
Mirjana na tregon historinë e saj, përballjen me këtë sfidë tejet të vështirë shëndetesore dhe flet për eksperiencën e saj në Spitalin Amerikan.
Dr. Shk. Lida Shosha, kirurge e përgjithshme, konsulente kolorektale, me një eksperiencë unike në kirurgjinë pelvike, tregon se mbas ndërhyrjes formacioni tumorial është hequr, në kufinj të pastër, dhe është dërguar për biopsi. Formacioni tumoral ishte 20 cm në gjatësi dhe perimetër rreth 40 cm.
Biopsia konfirmoi që formacioni tumoral ishte me natyrë beninje dhe pacientja tanimë konsiderohet 100% e shëruar.
1 muaj mbas ndërhyrjes pacientja është në gjendje shumë të mirë fizike, plaga eshte shëruar, dhe gjithçka ka shkuar në mënyrë të kënaqshme.
Një lajm i bukur ky për pacienten tonë dhe për të gjithë ekipin shëndetësor, që e ka trajtuar këtë rast të vështirë në këtë fundvit.
Spitali Amerikan dhe Dr. Lida i uron Mirjanës shëndet të plotë dhe jetë të gjatë!
Ju ftojmë të ndiqni videon e plotë të këtij rasti kaq të vështirë me një fund të lumtur.
Për më shumë informacion ose vizitë me Dr. Shk. Lida Shosha kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën! #spitaliamerikan