Partia Demokratike ka plotësuar vendet në dy Komisionet e rëndësishme të reformës zgjedhore dhe asaj territoriale, të cilat pas marrëveshjes së fundit do të bashkëdrejtohen me konsensus nga te dyja palët.
Oerd Bylykbashi do jete bashkëkryetar i reformës zgjedhore ndërsa Luçiano Boci, bashkëkryetar i reformës se territorit. Por, Berisha ka përjashtuar nga dy komisionet me të rëndësishme politike, kreun e grupit Gazment Bardhi.
Jashtë këtyre komisioneve është lënë dhe ylli në rritje i Tiranës, Belind Kelliçi.
Ish-kryetarja e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Alesia Balliu, e ftuar në “Tirana Live” theksoi se Sali Berisha e ka kthyer partinë në pronë të tij personale dhe në krye të dy komisioneve të posaçme parlamentare nuk mund të vendoset emra, të cilat nuk janë besnikë të tij. Ajo theksoi se PD në krye të komisioneve ka vendosur dy emra, të cilat janë dështakë në karrierën e tyre politike.
“PD është prona e tij private dhe nuk mund të vinte dikë në komisionin e reformave si Gazment Bardhin, i cili e ka sulmuar dhe nuk do t’i jepte. Këlliçi si kandidati më potencial i PD dhe më i riu, pritet si pasuesi i doktorit dhe si i tillë ai nuk mund ta linte te komisionet. Në krye të reformave janë dy dështakë. Janë individë që i kanë humbjet në seri. Në komision janë besnikët e Sali Berishës”, tha ai.
Ajo komentoi dhe pagesat që Partia Demokratike ka bërë për Chris LaCivita. Sipas Balliut, PD e përdori atë për hallin e Sali Berishës, që lidhet me damkën e “non grata” nga SHBA dhe nuk kishte si qëllim fitoren e zgjedhjeve.
“La Civita erdhi tre herë, ishte një gjeni ekonomik, i vuri kapelën doktorit dhe mori 1.4 milionë euro dhe nuk mbajti asnjë përgjegjësi për dështimin në zgjedhje.
Berisha përdori La Civita për non grata. Kërkoi të hiqte damkën e SHBA, jo të fitonte zgjedhjet. Dorëheqja e Bujar Leskaj tregoi që opozita është në krizë totale. Një fitore të PS ndaj PD, që do jetë pesë me zero”, tha ai./abcnews.al

