Kryetari i Partia Socialiste e Shqipërisë dhe njëherësh Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë aktivitetit për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Durrës, ka sulmuar opozitën duke e cilësuar atë si “një mbetje të komunizmit”, ndërsa theksoi se në ADN-në e PS-së mbetet mbrojtja e interesit kombëtar. Rama deklaroi se socialistët kanë luftuar pasojat që, sipas tij, ka prodhuar komunizmi, në dallim nga kundërshtarët politikë që “vlerësojnë sot komunistët”.
“Të tjerët sot kanë luftuar dhe vlerësojnë sot, për komunistët, ndërkohë PS ka luftuar atë që komunizmi ka prodhuar. Nuk është e rastit që sot e gjithë ditën në anën tjetër, mbijeton në krye të asaj që quhet opozitë, një mbetje e komunizmit, në formën e saj më të neveritshme.
Formën më të keqe e ka te komunisti antikomunist. Ky nuk është problemi jonë dhe ne nuk ka intereson kjo. Ndërkohë që PS ka të regjistruar që në krye të herës në ADN-në e vet, mbrojtjen e interesit kombëtar”, u shpreh Rama.


