Në krye të “grupit të zjarrit”? Florenc Hoxha: Video para një viti në odën e burrave

schedule20:29 - 11 Janar, 2022

schedule 20:29 - 11 Janar, 2022

Ish-kreu i Policisë Bashkiake Florenc Hoxha ka reaguar pas akuzave se para protestës së 8 Janarit ka qëndruar bashkë me disa persona në një dhomë duke luajtur me një instrument muzikor duke u përgatitur për protestën. Hoxha shprehet se video është xhiruar një vit më parë në odën e burrave në shtëpinë e tij ku ka qenë duke festuar. Ai thotë se polici digjital është më keq se qytetari digjital i Saliut.

“Ky polici dixhital, qenka si qytetari dixhital i Saliut. Paska marrë videon e 1 viti më parë dhe nga oda e burrave ne shtepine time ku kam festuar e paska vendosur në PD. Ah, se desh harrova: Këtë videon me aheng e këngë e kam ripostuar për qejfin tim dhe me sa duket komisariati digjital paska dëgjuar jehonën e këngës që para një viti.

Sa keq kur polici digjital bëhet po aq i mjerë sa qytetari digjital i Saliut dhe tallen dhe me prokurorinë .p.s. Keto takime te paret tane i quanin NEJE,dhe ne ne respekt te tyre i organizojme ne ruajtje te tradites por edhe per te kujtuar te renet nder shekuj per liri e flamur.sigurish i kendojme burrave ulur kembekryq ne sofer dhe me cifteli shqip,pasi “feja e shqiptarit eshte shqiptarija”, shkruan Florenc Hoxha.

Sipas raportit të referuar në prokurori është konstatuar një foto e një grupi me 10 persona që qëndronin në një godinë, mes tyre ish-drejtori i policisë bashkiake në kohën e Lulzim Bashës, Florenc Hoxha. “Ata shfaqen në një video në një dhomë me meze dhe duke luajtur në një instrument muzikor” thuhet në dosje. “Grupi i këtyre individëve dhe ata të Berishës sipas prokurorisë po përgatiteshin për protestën” raporton gazetari i “ABC”-së duke iu referuar dosjes. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!