Bashkë me Andrew Boden, ka përfunduar në prangat e policisë dhe Andrea alias Adriatik Kalemi, i cili rezulton një person me precedent penal.
Në korrik të këtij viti, Kalemit i vranë babain, 74 vjeçarin Shyqyri Kalemi, ndërsa i plagosën rëndë dhe vëllai i tij Artur Kalemi 57 vjeç. Ngjarja ndodhi në lokalin në pronësi të Artur Kalemit, xhaxhait të Andrea Kalemit.
Shyqyri Kalemi
Dyshimet e hetuesve lidheshin me sagën e dy vrasjeve te ndodhura në vitin 2022 në Tiranë. Fillimisht me ekzekutimin me shpërthim të telekomanduar në makinën e 27-vjeçarit Aleksandër Sadikajt dhe disa muaj më vonë ekzekutimin e Edmond Papës.
Në 11 qershor të vitit 2022 u ekzekutua me shpërthim me telekomandë 27 vjeçari Aleksandër Sadikaj, i cili ishte djali i hallës së vëllezërve Kalemi. Ai u vra teksa po lëvizte me makinën e tij pranë zonës së TEG-ut në Tiranë. Autorët dyshohet se kishin vënë një sasi prej 150 gramë tritol që u shpërthye me telekomandë, në momentin që makina ishte në lëvizje. Vetëm 6 muaj më vonë në muajin dhjetor të vitit 2023 vritet në kryeqytet biznesmeni Edmond Papa. Për vrasjen e Papës, u arrestua shoku i Andrea Kalemit, Albano Velo, ndërsa në kërkim është një tjetër lidhje e ngushte e tij. Andre Bode që mendohet se është edhe ekzekutori. Në dosjen hetimore përmendet edhe emri i Andrea Kalemit.
LEXO EDHE: Ekzekutimi i Edmond Papës/ Kush është 45-vjeçari i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasje
Pas këtyre ngjarjeve kriminale, ndaj vëllezërve Kalemi janë organizuar të paktën 3 atentate, por fatmirësisht pa pasoja për jetën. Andrea Kalemi i shpëton një atentati në Greqi teksa ishte duke shkuar me pushime me gruan dhe tre fëmijët e tij. Ndërsa dhjetorin e kaluar Andrea kalemi qe mbahet i izoluar në burgun grek të Koridhalos është plagosur me thikë nga një tjetër i dënuar, egjiptian. Ndërsa në janar të këtij viti në Tiranë, tentohet të vritet vëllai i tij Adriatik Kalemi. Nga një makinë në lëvizje u qëllua me kallashnikov drejt Smartit me të cilin po udhëtonte Zamir Kalemi. I riu mbeti i plagosur në këmbë.
Zamir Kalemi
Emiri i Andrea Kalemi përmendet në edhe në ngjarje të tjera të ndodhura që nga viti 2001 ku rezulton i arrestuar nga forcat speciale RENEA dhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet belge, pasi akuzohej se në bashkëpunim me vëllain e tij Fatmir Kalemi kishte vrarë vëllezërit Mevlan e Adriatik Çaça, ngjarje e ndodhur në Anderleht, më 13 prill 2001. Për herë të fundit u arrestua ne 2017-të në Tiranë bashkë me dy persona të tjerë pasi ne gjendje të dehur kundërshtuan punonjësit e policisë./abcnews.al