Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil, Maksim Et’hemaj ka deklaruar se në korrik do të ketë 30 vendqendrime avionësh në Shqipëri.
I ftuar në emisionin “Sheshi i Dollarit”, ai ka thënë se janë shtuar linjat direkte me shumë destinacione të huaja.
Sakaq, ai theksuar se do të zgjerojnë terminalin e Rinasit deri në tre herë.
“Strategjia në fakt parashikon investime në të gjithë netëorkun, jo vetëm në aeroportin e Tiranës. Do të kemi 4 aeroporte, kemi mbaruar aeroportin e Kukësit, po investohet në aeroportin e Tiranës, në aeroportin e Vlorës dhe është edhe aeroporti i Gjirokastrës. Pra, në total në këto 3 vite po investohet një vlerë rreth 300 milionë euro. Pa futur këtu dhe trafikun ajror që po rrit kapacitetet.
Në përfundim të kësaj faze, ne do të kemi sipërfaqe terminali 45 mijë metra katrorë tre herë më shumë secc ka qene në Tiranë. Jo rastësisht gjërat janë nga tre herë, 3 herë më shumë pasagjerë, tre herë më shumë hapësira që tregon që punimet në aeroport kanë qenë shumë të detajuara.
Ne për një pasagjerë, kursejmë tre herë kohën. E njëjta gjë ndodh dhe në hyrje dhe sa më shpejt ne do të integrohemi aq më shpejt do të përdorim këto sisteme.
Ne do të kemi zhvillime të tjera, kanë 17 vendqendrime dhe këtë vit në korrik do të kemi 30 vendqendrime të reja. Ne kemi kapacitetin për të pritur këtë bum turistësh. Në qoftë se ka 100 turistë që vijnë në Shqipëri, 87 vijnë nga ajëri. Ne mund të jemi 82, por jemi në një trend shumë të mirë.
Sot ne kemi lidhje direkte me Kopenhagenin, Oslon, Stokolmin, Berlin, me të gjithë kryeqytetet europiane. Pasagjerët i kemi të larmishëm, surpriza jonë ka qene Gjermania, Italia ka qene e perhershme, Milano, pastaj vinte Bergamo. Edhe polakët janë shtuar shumë”, tha Et’hemaj./abcnews.al