Në Korçë protestë për energjinë, në Belsh për rrugën

schedule14:13 - 28 Mars, 2018

schedule 14:13 - 28 Mars, 2018

Në disa rrethe të vendit sot ka patur organizime të banorëve për çështje të ndryshme. Ndërsa në Belsh protestohej për rrugën, në Korçë kërkonin energji.

Dy muaj në terr dhe të izoluar. Banorë të Lekasit protestuan para bashkisë së Korçës. Ata thanë se kanë dy muaj pa energji elektrike dhe jetojnë si në mesjetë.

Në Belsh protesta për rrugën e re që lidh Cërrikun-Belshin dhe Kucovën. Banorët pretendojnë se rruga kalon mes për mes lagjes Gradishtë në të cilën ndodhen 100 shtëpi në të dy anët e saj dhe projekti është devijuar padrejtësisht.

Protesta kryesisht për infrastrukturën ka patur në ditët e mëparshme edhe në rrethe te tjera. Vërehet se shumë segmente janë dëmtuar rëndë dhe po pengojnë lëvizjen normale të banorëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!