Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Ne”, koncerti që mblodhi artistët që gjuhë të përbashkët kanë talentin dhe muzikën

schedule18:33 - 18 Qershor, 2022

schedule 18:33 - 18 Qershor, 2022

“Ne” quhet koncerti që mblodhi artistët që gjuhë të përbashkët kanë talentin dhe muzikën, gjë që dëshmojnë se të gjithë mund të jemi njësoj. Një koncert krejt ndryshe u mbajt në Amfiteatrin e Tiranës.

Muzika qytetare erdhi nën interpretimin e artistëve me aftësi të veçanta të cilët skenën e ndanë me emra të njohur të muzikës shqiptare. Mungesa e shikimit nuk i ka penguar të zhvillojnë talentin e tyre dhe i tregojnë publikut se muzika tejkalon çdo kufizim.



Dy motrat, Alda dhe Blerina Shalari shoqërojnë njëra-tjetrën në skenë. Njëra në piano dhe tjera interpreton këngë të zgjedhura.

Për afro dy orë, ky koncert mbajti të mbërthyer publikun kryeqytetas duke i dhënë mundësinë të shijojnë një mbrëmje ndryshe. Krahas këtyre artistëve, intepretuan edhe emra të njohur si Bojken Lako, Armaldo Kllogjeri të cilët mbështetën talentin e këtyre të rinjve. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!