Në kombëtaren franceze ka lojtarë që nuk e duan sulmuesin Karim Benzema. Lajmi bëhet i ditur nga L’Equipe.
Burimi nuk jep emra konkretë, por sipas këtyre informacioneve, në dhomat e zhveshjes së kombëtares franceze ka disa lojtarë të tillë. L’Equipe më parë publikoi lajmin se trajneri i Bluve, Didier Deschamps, është i zemëruar me Karimi që nuk e përmendi atë në fjalimin e tij për Topin e Artë në tetor.
Benzema humbet këtë Botëror për shkak të dëmtimit, por skuadra franceze ia doli pa të dhe arriti në finale, ku do të luajë me Argjentinën më 18 dhjetor.
Kujtojmë se nja dy vite më parë, kur Benzema ishte ende i pezulluar nga të nga kombëtarja franceze, lojtari i Real Madridit në krahasimet me Olivier Giroud u përgjigj: “Është si të krahasosh formulën 1 me kartingun”. /G.D abcnews.al/