Në koma prej 22 vitesh, vdes 55-vjeçarja izraelite

schedule14:05 - 1 Qershor, 2023

schedule 14:05 - 1 Qershor, 2023

Një grua izraelite ka vdekur në moshën  53-vjeçare, pas 22 vitesh në koma. Ajo mbeti e plagosur nga një sulm vetëvrasës, në një piceri të Jeruzalemit, ku kishte shkuar me vajzën e saj atëherë dyvjeçare, e cila shpëtoi pa lëndime.

Një zëdhënës i Spitalit të Tel Avivit Ichilov konfirmoi vdekjen e Hannah Nackenberg. Sulmi nga një palestinez, i cili shpërtheu pajisjen e tij shpërthyese në picerinë Sbarro më 9 gusht 2001, konsiderohet si një nga sulmet më të këqija që shkaktoi 15 viktima dhe plagosi 130 të tjerë.

Mes të vdekurve ishin shtatë fëmijë dhe një grua shtatzënë. Një bashkëpunëtor palestinez i sulmuesit u dënua me disa vite burg, por u lirua në vitin 2011 në një shkëmbim të burgosurish dhe tani jeton në Jordani.

Shtetet e Bashkuara kërkuan ekstradimin e saj sepse shtetas amerikanë ishin në mesin e viktimave të sulmit, por Jordania refuzoi.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!