Në këto qytete ka version “Delta” të Covid, në Shqipëri të paktën që nga 1 qershori

schedule13:09 - 26 Korrik, 2021

schedule 13:09 - 26 Korrik, 2021

Varianti Delta në vendin tonë raportohet se ka qarkulluar të paktën që nga data 1 qershor. Kjo është bërë e ditur nga përgjigja e mostrave të marra nga ISHP, pasi siç u deklarua nga autoritete, i përkasin pikërisht periudhës nga 1 Qershori deri në 12 Korrik në 10 qarqe.

Nisur nga konfirmimi i rasteve të para me variantin “Delta” në vendin tonë, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka bërë apel për vaksinim, teksa ka bërë me dije detaje për kampionet e konfirmuara në laboratorin e referencës.

Shefja e ISHP , Albana Fico ka treguar edhe disa nga qytetet  të cilët janë konfirmuar raste të variantit Delta ndërsa ka shtuar se numri i të infektuarve me këtë variant momentalisht është i ulët.

“Në Charite u dërguan 21 mostra klinike, nazale dhe faringiale, të cilat kanë rezultuar pozitive. Këto janë mostra që janë vënë mënjanë për periudhën 1 qershor deri në 12 korrik, kur kemi filluar të shikojmë edhe sinjalet e pazakonta. Këto mostra ne i kemi gjetur në një përhapje në qytete si Tirana, Elbasani, Shkodra, Lezha, Kavaja, Gjirokastra, Korça, Peqini, Mati dhe Vlora, me numra të vegjël natyrisht”, ka bërë me dije drejtoresha e IShP, prof. Albana Fico.

“Është një proces që është pjesë e punës së ISHP dhe tek departamenti i sëmundjeve infektive. E rëndësishme është se në këto mostra i kemi gjetur në qytete si Tiranë, Elbasan, Shkodra, Lezha, Kavaja, Gjirokastra, Korça, Peqini Mati dhe Vlora.”

Ekspertja e ISHP-së, Silva Bino ka dhënë detaje rreth personave të prekur nga varianti ‘Delta’ në vendin tonë.

“6 prej rasteve kanë qenë të vaksinuar, 2 prej tyre në Mbretërinë e Bashkuar me AstraZeneca. Dy prej rasteve me një dozë Pfizer, dy raste me dy doza Coronavac.

Pavarësisht kësaj, ajo c’ka ka rëndësi dhe është për t’u theksuar se asnjë prej rasteve nuk ka patur nevojë për kujdes spitalor. Ajo c’ka vihet re në botë sot, në spitale po rritet numri i të rinjve që kanë nevojë për kujdes spitalor. Duhet të jemi të kujdjesshëm të promovojnë vaksinimin e të rinjve” tha Bino.

e.l/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!