Arsenali nuk është në ditët e tij më të mira. Pas startit të dobët të sezonit, erdhi dhe shkarkimi i trajnerit Unai Emery. Ditët e fundit po shtohen zërat se Mikel Arteta do të ulet në stolin e londinezëve.
Me ardhjen e spanjollit në stol, do të ketë dhe shumë ndryshime në ekip, siç raporton ‘Independent’. I pari që pritet të largohet nga ‘Topcinjtë’, është kapiteni i ekipit, Pierre-Emerick Aubameyang.
Në fakt, edhe ai vetë e ka kërkuar largimin nga Arsenali, pasi nuk e ka durimin për të pritur një projekt afatgjatë të klubit. Lojtari i kombëtarës së Gabonit dëshiron të luajë në një klub të madh, ku mund të fitojë trofe. Me shumë mundësi sezonin tjetër, Aubameyang nuk do të jetë pjesë e Arsenalit. /abcnews.al