Në kërkim të një vaksine universale kundër Covid-19

schedule14:43 - 12 Mars, 2021

schedule 14:43 - 12 Mars, 2021

Përballë varianteve të koronavirusit , idealja do të ishte gjetja e një vaksine, efikase kundër të gjitha varianteve të ndryshme. Një objektiv ambicioz mbi të cilin po punon dhe një kompani Biotech në Lion të Francë.s

Çdo gjë nisi në kohë jo të dyshimta për të gjetur një zgjidhje ndaj gripit, dhe provat premtonin shumë. E njëjta metodë tashmë po aplikohet dhe për Covid-19. Ndryshimi në krahasim me vaksinat e tjera të prodhuara, është objektivi që do të sulmohet tek virusi.

Vaksinat aktuale përpiqen të krijojnë apo ndezin një reagim antitrupash duke marrë në shënjestër proteinën Spike, e cila gjendet në sipërfaqen e virusit, ndërsa vaksinë në fazë zhvillimi merr në shënjestër proteinën që gjendet brenda virusit dhe preket më pak nga mutacionet e mundshme.

Në qendër të objektivit në zhvillimin e kësaj vaksine është një pjesë e brendshme e virusit e cila nuk arrihet nga anti trupat. Në këtë mënyrë trajnohet sistemi imunitar që të zhvillojë një reagim tjetër: një imunitet qelizor.

Synimi është që provat të nisin brenda një viti. Për momentin po kryen eksperimentet mbi kafshët, ndërsa mes Komisionit Europian dhe Bankës publike të investimeve, janë rreth 30 milion euro gati për këto kërkime. Por ky nuk është i vetmi laborator kërkimi për këtë lloj vaksine universale: në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Belgjikë dhe Kanada rreth dhjetë laboratore dhe universitete po punojnë me këtë vaksinë.

Por kjo vaksinë e re e mundshme a është efikase përballë të gjitha varianteve të virusit?

Në Lion janë të bindur se mund të bëjnë një parashikim afatgjatë. Ekziston mundësia por për sa i përket virusit aktual është e mundur që të zhvillohet një vaksinë universale që mund të jetë efikase për disa vite.

Në një letër të hapur të publikuar në revistën shkencore Nature, disa shkencëtarë japin alarmin për variantet e reja të virusit që janë edhe më agresivë. Kjo sipas tyre ndodh për shkak të barbarive që njeriu ka kryer ndaj ambientit. Për këtë arsye kërkojnë më shumë investime në studime dhe më shumë kujdes për ambientin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!