Policia greke është vënë në kërkim të shoferëve të makinave të shpejta në Greqi, që organizojnë gara në kundërshtim me ligjin, duke vënë në rrezik jetën e tyre dhe jo vetëm.
Mëngjesin e së dielës autoritetet policore rrugore në Atikë organizuan një operacion të posaçëm për të luftuar fenomenin e garave të improvizuara, shkruan abcnews.al.
Megjithëse kapën mat shumë shoferë me makina të shpjeta, policia nuk arriti të kapte shoferin e një makinë luksoze “Lamborghini”, e cila është parë nga kamerat e sigurisë të ecë me 300 km/h në rrugën buzë detit në Athinë.
Nga operacioni i policisë për kapjen e shoferëve u konfirmuan:
56 shkelje për tejkalim të shpejtësisë maksimale
39 për parkim të paligjshëm
2 për kalim të semaforit me të kuqe
1 për drejtim mjeti për demonstrim aftësie
1 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit
1 për mospërdorim të rripit të sigurimit,
1 mjet i pasiguruar
/abcnews.al./