Në kërkim të Elion Hatos/ Tiranë, policia gjen mjetin e blinduar në Sauk

schedule12:28 - 16 Mars, 2024

schedule 12:28 - 16 Mars, 2024

Policia e Shtetit, mbrëmjen e të premtes, u vu në ndjekje të të shumkërkuarit Elion Hato, pas një informacioni se ai po fshihej në zonën e Saukut të Vjetër.

Forcat Operacionale dhe Policia Kriminale zbarkuan pranë një banese ku ushtruan kontrolle të imtësishme por Elion Hato nuk u gjet aty.

Në rrugën “Xhabrahimi”, në Sauk të Vjetër, gjatë konrtolleve policia gjeti një automjet tip Merzedes Benz të blinduar në pronësi të 28-vjeçarit Emiliano Nina, I cili aktualisht ndodhet në paraburgimin e 313 në Tiranë. Automjeti I blinduar ka qenë në parkimin e një pallati. Ndërsa brenda tij janë gjetur një automatik, një pistoletë, municione luftarake si dhe një bllokues valësh.

Sipas hetimeve rezulton se makina e blinduar e Emiliano Ninës, përdorej nga 37-vjeçari Olsi Gjoshi, I cili është shpallur në kërkim nga policia.

Këto armë janë dërguar në laboratorin e kriminalistikës, për të zbuluar nëse janë përdorur në ngjarje të mëparshme kriminale, ndërsa hetimet po vijojnë nga ana e policisë për të zbuluar se kujt I përkisnin këto armë.

Për kapjen e Elion Hatos policia dështoi në një tjetër aksion disa javë më parë në zonën e Shkodrës. Ai u shpall në kërkim nga policia pas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme gjatë operacionit Metamorfoza, si I dyshuar se do të kryente një atentat në Shkodër. Hato njihet si krahu I djathtë I të shumë kërkuarit Ervis Martinaj.

Nga ana tjetër edhe Emiliano Nina, njihet si person i afërt i Ervis Martinajt. Nina u arrestua në tetor të vitit 2023, pas një aksidenti tek diga e Liqenit Artificial në Tiranë, ku makina luksoze e drejtuar prej tij me shpejtesi sketerre u rrezikoi jeten qytetareve.  Nina pas aksidenti u largua nga vendngjarja, por u kap pak kohe me vone./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!