Në kërkim që nga Nëntori, “bëhet i gjallë” Jaeld Çela

schedule13:13 - 11 Mars, 2018

schedule 13:13 - 11 Mars, 2018

Kur ka më shumë se tre muaj që kërkohet nga drejtësia, si person i përfshirë në trafikun e drogës të bërë nga grupi i “Habilajve”, Jaeld Çela, ish-shefi i policisë Vlorë ka dhënë shenja jete.

Në javën e parë të muajit Mars, ai ka kundështuar vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për zgjatjen e afatit hetimor ndaj tij. Afati hetimor i dosjes u zgjat me tre muaj në janar 2018.

Kërkesa penale e dorëzuar nga avokati i të kërkuarit Çela mban numrin 65 dhe pritet të shqyrtohet në datën 15 Mars nga gjyqtarja Liljana Baku.

Urdhër-arrestet për Jaeld Çelën dhe dy ish-zyrtarët e tjerë të policisë së Vlorës, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode u lëshuan në Nëntor të vitit 2017, por ende nuk janë ekzekutuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!