Pranga vrasësit të Edmond Papës/ Memaliaj, arrestohen Andrew Bode dhe Adriatik Kalemi

schedule10:25 - 28 Gusht, 2024

schedule 10:25 - 28 Gusht, 2024

Boden i cili njihej edhe me emrin Anderu, për shkak se ishte shpallur në kërkim si autor i dyshuar i vrasjes së Edmond Papës në vitin 2022 në zonën e Selitës në Tiranë. Andreu Bode, fshihej në banesën e Julian Kalemit, i cili po ashtu u arrestua nga policia.

Gjatë aksionit të RENEA-s në Memaliaj, në pranga është vënë edhe 52-vjeçari Andrea Kalemi, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur 1 automatik, 1 armë gjahu, fisheke luftarak, 2 silenciatorë, 1 jelek antiplumb, si dhe shuma të mëdha parash.

Ndaj 45-vjeçarit Andreu Bode, Gjykata e Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje të armëve”, pasi më 16 dhjeotr të vitit 2022, dyshohet se ka vrarë Edmond Papën në Kryeqytet.

Sipas hetimeve Bode ka bashkëpunuar Albano Velon, i cili është arrestuar më herët për të eleminuar biznesmenin Papa, në shenjë hakmarrje për vrasjen e Aleksandër Sadikajt, I cili u vra me një minë me telekomandë më 11 qershor të vitit 2022 teksa udhëtonte me makinën e tij.

Vrasja e Aleksandër Sadikajt, dyshohet se u porosit nga Edmond Papa, për shkak të një mosmarrveshje për lëndë narkotike, ngjarje kjo që u pasu me atentate dhe vrasje të tjera.

I arrestuari Andrea Kalemi po ashtu u dyshua si I përfshirë në vrasjen e Edmond Papës, në shenjë hakmarrje për vrasjen e nipit të tij Aleksandër Sadikajt, por ndaj tij nuk u ngritën akuza.

52-vjeçari Andera Kalemi u ka shpëtuar dy atentateve në Greqi. Në dhjetor të vitit 2023 u qëllua me thikë në burgun e Koridhalos në Greqi, po arriti të shpëtonte. Pasi kishte dalë nga burgu, më 10 gusht 2023 në një ishull të Greqisë teksa pushonte me fëmijët dhe bashkëjetuesen, ndaj tij u qëllua mbi 10 herë me armë zjarri. Në këtë episode ai mbeti I plagosur por mundi të mbijetonte.

Ndërkohë më 12 janar të vitit 2024  tek rrethrrotullimi i Selitës në Tiranë iu bë atentat Zamir Kalemitm vellait te Andrea Kalemit. Ai mundi tu shpëtonte plumbave, ndërsa autori ende nuk është identifikuar.

Pas këtyre episodeve, atentatet e njëpasnjëshme ndaj dy vëllezërve Kalemi, u pasuan me atë që njihet si masakra e Mamaliajt, ku mbrëmjen e 20 korrikut, u vra babai I tyre Shyqyr Kalemi, si dhe u plagos, xhaxhai, Artur Kalemi. Nga të shtënat humbën jetën kamarieri i lokalit, Gledio Muka dhe një klient i quajtur Marsel Çela.

Policia e shtetit dyshon se tre të arrestuarit Andrea Kalemi, Andreu Bode dhe Julian Kalemi, po përgatisnin një hakmarrje, kjo edhe për faktin e gjetjes së arsenalit të armëve gjatë arrestimit të tyre./abcnews.al