Në kërkim për vrasje të trefishtë/ 54-vjeçari fshihej në Itali, ekstradohet në Shqipëri

schedule12:52 - 22 Maj, 2024

schedule 12:52 - 22 Maj, 2024

Një 54-vjeçar i cili kërkohej nga autoritetet shqiptare, është ekstraduar nga Italia.

Bardh Luka, i cili përdorte edhe emrin Bardhyl Luli fshihej në Itali, ku qendronte me dokumenta false.

Ai kërkohej nga autoritetet në Shqipëri, për vrasje të trefishtë, në vitin 1993, në Torovicë.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë e ka dënuar këtë shtetas me 25 vjet burgim, pasi më datë 12.06.1993, në vendin e quajtur “Kroi i Denicës”, Torovicë, ka vrarë 3 shtetas.

54-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!