Në kërkim për trafik ndërkombëtar droge Shqipëri-Zvicër, arrestohet 27-vjeçari në Itali

schedule21:47 - 15 Tetor, 2020

schedule 21:47 - 15 Tetor, 2020

Policia Italiane ka arrestuar një 27- vjeçar shqiptar i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës mes Shqipërisë dhe Zvicrës.

27-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, u arrestua në stacionin e trenit në Ancona mbrëmjen e djeshme, pas dyshimit të policisë të cilët ishin duke kryer kontrolle brenda stacionit.

Autoritetet italiane kontrolluan të dhënat personale të të riut në bazën e të dhënave Schengen, nga të cilat rezultoi se i riu kërkohej nga shteti Zviceran.

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!