Në kërkim për pengmarrjen e dy vëllezërve Beqiraj/ Pranga mikut të “Rrumit” të Shijakut

schedule09:26 - 16 Prill, 2024

schedule 09:26 - 16 Prill, 2024

Arrestohet Agron Bejdolli, i njohur si krahu i djathtë i “Rrumit të Shijakut”. Ky shtetas është me masë sigurie arrest në burg për “heqje paligjshme të lirisë (pengmarrje)” në bashkpunim me Rrumin, të dy vëllezërve Beqiraj në tetor 2022. Bejdolli u kap në shtëpinë e një kushëriri të tij.

Gazetari Leonidha Musaj tha për ABC News se Agron Bejdolli ishte në kërkim për pengmarrjen e dy vëllezërve Beqiraj.

“Policia kishte rënë në gjurmët e tij dhe kishte mësuar se ai ishte kthyer në Durrës dhe qëndronte në një prej lagjeve të qytetit bregdetar, dhe u kap në banesën e një kushëriri të tij. Dy vëllezërit Beqiraj në datën 2 tetor të vitit 2022 kanë pohuar se ishin nisur drejt Tiranës për të ekzekutuar shtetasin Geron Hasanbelliu dhe dy nipat e tij, duke i vendosur rreth 4 kg lëndë plasëse në automjetet e tyre. Dëshmia e dy vëllezërve Beqiraj zbuloi gjithashtu një rrjet personash të përfshira në ngjarje kriminale”, raportoi gazetari Leonidha Musaj.

Kujtojmë se rrëmbimi i dy vëllezërve Beqiraj ka ndodhur më 2 tetor 2022 në afërsi të Maminasit, në Durrës.

Vëllezërit Indrit dhe Gentjan Beqiraj ishin duke lëvizur me motor kur një automjet u preu rrugë dhe u përplasën.

Motori doli nga rruga dhe dy vëllezërit janë konfliktuar me personat që ndodheshin në automjetin që u preu rrugën.

Në konflikt e sipër, personat që ndodheshin në automjet e kanë marrë Indrit Beqirajn në automjet dhe janë larguar bashkë me të. Pas shpalljes së autorëve në kërkim nga policia, ata e kanë liruar më pas Beqirajn duke e lënë në një cep të autostradës.

Ditën që Indrit Beqiraj u mor peng bashku me të vëllanë, ishin nisur të vrisnin dy shtetas. Porosia për këtë vrasje është dhënë nga Flamur Bejko, efektiv burgjesh, i cili kishte konflikt me shtetasit që do të vriteshin.

Për këtë krim, polici i burgjeve kishte parapaguar 3500 euro, ndërsa vëllezërit Beqiraj kishin siguruar mjetet për realizimin e ngjarjes, konkretisht 4 kg eksploziv, si dhe një armë zjarri automatik, të cilat u gjetën dhe sekuestruan gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e policisë, të hënën e 3 tetorit 2022 pas pengmarrjes.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!