Në kërkim për masakrën e Çoles, arrestohen 2 persona, njëri prej tyre Ani Begaj

schedule13:45 - 7 Korrik, 2022

schedule 13:45 - 7 Korrik, 2022

Ani Begaj është “i forti” i Vlorës që u arrestua këtë mesditë nga policia e Vlorës, pas nje konflikti me armë zjarri  në lagjen “Pavarësia”.

Personi tjetër i arrestuar është kushëriri i tij, Elton Begaj.

Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe ka bllokuar një automjet.

Burime për Abcnews.al bëjnë me dije se Begaj dhe kushëriri i tij  ishin të shpallur në kërkim për masakrën e Çoles, ku humbën jetën 3 të rinj.

“Ani Begaj, 27 vjeç, banues në Vlorë, i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 01.11.2016, e ka dënuar me 35 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas, më datë 07.04.2015, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se në bashkëpunim me tre shtetas të tjerë, ka vrarë me armë zjarri shtetasit F. V. dhe H. R., pas një konflikti për motive të dobëta”, njofton policia.

Masakra e Çoles

Në 7 Prill 2015, pas një konflikti të armatosur, mbeten të vdekur Haki Rakipi, Alfred Velaj dhe Albi Limaj.

Policia arrestoi si autorë të masakrës Aleksandër Llanaj, Ani Begaj dhe Bertil Aliaj.

Në Tetor 2017, tre anëtarë të familjes Llanaj plagosen në zonën e Transballkanikes, pranë qendrës së Vlorës. Shënjestra ishte Ferdinand Llanaj, vëllai i të dënuarit përjetë asokohe, Aleksandër Llanaj.

Bashkë me Ferdinandin, në këtë atentat plagoset edhe djali i tij 8-vjeçar, si edhe miku i familjes, Dritan Begaj.

Familja e Aleksandër Llanajt prej vitit 1998 ka një histori konfliktesh dhe hakmarrjeje që nisin nga një zinxhir vrasjes në Selenicë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!