Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim për vjedhje me armë dhe trafik emigrantësh është arrestuar nga policia në Kurbin. I arrestuari është A. L. 33 vjeç, banues në Thumanë, me precedentë të mëparshëm criminal. I riu u prangos në Tapizë në kuadër të operacionit “Ndjekja”.
33 vjeçari u shpall në kërkim në tetor për vjedhje me armë në bashkëpunim. Gjithashtu ai ka qenë person i shpallur në kërkim edhe policia e Korçës, pasi në bashkëpunim me 2 persona të tjerë, ka transportuar 14 emigrantë të huaj, më qëllim kalimin e kufirit, kundrejt pagesës.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme./ db/Abcnews.al