TIRANË- Një 46-vjeçar, Elis Roga, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik narkotikësh nga Italia është arrestuar në Tiranë.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma, pasi ndaj tij Gjykata e Romës, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas, për veprat penale, “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Veprat penale për të cilat, sipas Kodit Penal italian, parashikohet një dënim maksimal deri në 20 vjet burgim.
Aktualisht vijon puna për ekstradimin e këtij shtetasi, në bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë italiane./abcnews.al

