TIRANË- Aldo Avdyli, i shumëkërkuar nga Prokuroira e Posacme SPAK, është arrestuar orët e para të mëngjesit të së martës në Tiranë. I njehur edhe me emrin Elidon, 37-vjecari, pjesë e grupit të Avdylajve në Durrës, strehohej në një apartament në zonën e Kopshtit Zoologjik në kryeqytet.
Policia mori informacion për vendndodhjen e tij, ndërsa forcat RENEA dhe ato Operacionale mbërritën në dhomën e tij duke I vënë prangat. Aldo Avdylaj akuzohet se ka organizuar një grup bashkë me xhaxhanë e tijë Astrit Avdylin për vrasjen e Edmir Bregut në vitin 2021 në Durrës, si hakmarrje që ishte bërë ndaj tij disa vite më parë.Gjatë arrestimit, Aldo Avdylit I është gjetur një pistoletë si dhe dy celularë që I kishte me vete, të cilët janë dërguar në laboratorët e SPAK për tu ekzaminuar.
Aldo Avdyli u shpall në kërkim, gjatë operacionit të zhvilluar nga SPAK, më 2 tetor të këtij viti, ku u goditën dy grupe kriminale, një I drejtuar nga Aleksandër Lahos (Rrumi i Shijakut) dhe tjetri nga Astrit Avdyli.
SPAK e dyshon Aldo Avdylin për veprat penale, Vrasja me paramendim”, kryer për hakmarrje, “Pastrim parash”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Mbajtja pa leje e armëve”
Vrasja e Edmir Bregut u zbardh nga komunikimet në aplikacionin SKY Ec. Sipas SPAK, porositësi i vrasjes së Bregut ishte Astrit Avdylaj në shenjë hakmarrje për tentativën për të vrarë Aldon.
Si ekzekutorë vepruan Alfred Doka dhe Ermir Dedja. Doka është në kërkim, ndërsa Dedja u ekzekutua më 20 maj të këtij viti në Durrës. Si ndihmës, SPAK akuzon edhe Enea Kumen, i cili ndodhet pas hekurave.
Ndërsa për grupin e drejtuar nga Rrumi I Shijakut, SPAK thotë se kanë kryer tjetërsimin e disa haktarëve tokë, në zonën e Gjirit të Lalëzit dhe të Kepit të Rodonit. Në disa raste “Rrumi i Shijakut” komunikonte me Avdylajt për sa i përket përvetësimit të pronave kundrejt porosive për ngjarje kriminale.
/abcnews.al/

