Një 64-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit, u arrestua në Pikën Kufitare të Muriqanit, në dalje të vendit.
Ai ishte shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Veprimet e mëtejshme procedurale me këtë shtetas, do të kryhen nga Komisariati i Policisë Durrës./abcnews.al