Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Në kërkim nga policia, arrestohet ish-inspektori i Hetimit Tatimor

schedule11:29 - 4 Shkurt, 2022

schedule 11:29 - 4 Shkurt, 2022

Gentian Elezi 32-vjeç është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim për korrupsion.

Elezi është dënuar me 1 vit e 5 ditë burg për shkak se akuzohet se ka marrë ryshfet në kohën kur ka qenë inspektor në drejtorinë e Hetimit Tatimor.

“Specialistët për Hetimin e Korrupsionit bënë ekzekutimin e vendimit penal për shtetasin në kërkim Gentian Elezi, 32 vjeç.

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, e ka dënuar 1 vit e 5 ditë burg, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!