Gjeorgjia ka ekstraduar në Shtetet e Bashkuara një shtetas rus të kërkuar nga FBI, për vjedhjen e parave nga qytetarët amerikanë përmes krimit kibernetik, tha të hënën Zyra e Prokurorit të Gjeorgjisë.
Sipas njoftimit, rusi u ndalua në qytetin gjeorgjian Kobuleti më 22 tetor 2022. Vendimi për ekstradimin e tij u mor nga Gjykata e Qytetit Tbilisi me kërkesë të prokurorisë, shkruan Tass.
Një hetim i kryer në Shtetet e Bashkuara zbuloi se i dyshuari rus në vitet 2016-2019 përdori një virus kompjuterik që ai kishte krijuar për të marrë të dhëna personale të përdoruesve në Shtetet e Bashkuara.
Ai gjithashtu u shiste të dhëna personale dhe vetë virusin personave të tjerë në një platformë interneti. Në total, sipas zyrës së prokurorit, hakeri thuhet se ka fituar rreth 1 milion lari (rreth 370,000 dollarë)./abcnews.al