Një 36-vjeçar nga Kavaja është arrestuar me finalizimin e një operacioni nga Komisariati i Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Interpol Tirana.
Njoftohet se në pranga është vënë Adrian Rrugeja (Driza), me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Rrugeja ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Udines, Itali, e ka dënuar me 8 vjet e 5 muaj burg, për veprat penale “Trafik i lëndëve narkotike” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij 36-vjeçarit drejt Italisë. s.b/abcnews.al/

