Në kërkim ndërkombëtar për “pjesëmarrje në organizata kriminale”, arrestohet 25-vjeçari në Durrës

schedule09:39 - 9 Tetor, 2020

schedule 09:39 - 9 Tetor, 2020

Policia e Durrësit ka arrestuar një 25-vjeçar me qëllim ekstradimi drejt shtetit italian pasi rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar nën akuzën e pjesëmarrjes në organizata kriminale dhe trafikim të narkotikëve.

Sipas policisë Gjykata e Ravenës ka lëshuar urdhër arresti për 25-vjeçarin M. GJ., me banim në Durrës.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë operacionet për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Kapet dhe ndalohet një 25-vjeçar, me qëllim ekstradimi në Itali, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizata kriminale për trafik narkotikësh”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Shkelje e ligjit për armët”.

Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Interpol Tirana, nga shërbimet e DVP Durrës është bërë lokalizimin i vendndodhjes, kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimi drejt  Italisë, i shtetasit shqiptar:

M. Gj., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Ravenës, Itali, më datë 31.08.2020, ka lëshuar urdhër arresti për veprat penale “Pjesëmarrja në organizata kriminale për trafik narkotikësh”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Shkelje e ligjit për armët”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!