Shumë emocione dje në derbin mes Tottenham dhe West Ham. Një ndeshje që filloi në mënyrë të shkëlyqer për të besuarit e Jose Mourinho, pasi ata e panë veten në avantazhin e tre golave në fundin e pjesës së parë.
Megjithatë, miqtë arritën të merrnin një pikë në një fund ndeshjeje të çmendur, ku arritën të shënonin 3 gola për 10 minuta. Ishte eurogoli i Manuel Lanzinit ai që vendosi në sekondat e fundit.
“Qesh mirë kush qesh i fundit”, thotë populli dhe kjo i ka ndodhur dje tifozëve të Tottenham. Kur ndeshja ishte ende 3-0, Mourinho i dha mundësinë e debutimit Gareth Bale, i cili u fut në lojë në minutën e 72-të të takimit.
This Aged Well…. ?? https://t.co/WzBYgXN5L0
— Declan Rice (@_DeclanRice) October 18, 2020
Pesë minuta më vonë, David Moyes vendosi që të aktivizonte pikërisht Lanzinin. Një tifoz i “Gjelave” të Londrës mendonte se sfida kishte mbaruar dhe gjeti kohë dhe për ironi në “Twitter”. “Tek ne futet në lojë Bale, ndërsa West Ham aktivizon Lanzinin”, shkruan ai.
Historia dihet tashmë dhe ky koment i tij nuk i shpëtoi mesfushorit Declan Rice. “Kjo shkoi mirë”, ia kthen anglezi tifozit të Tottenham dhe përgjigja e tij më pas u bë virale në Angli, pasi ende vazhdojnë diskutimet rreth asaj sfide. /abcnews.al