“Ne jemi revolucion paqësor”, Berisha tregon kur do të mbahet protesta e radhës

schedule14:52 - 9 Janar, 2022

schedule 14:52 - 9 Janar, 2022

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot para Selisë Blu se protesta të radhës pas asaj të 8 janarit do të ketë, por se kur kjo do të vendoset në një moment të dytë “kur të jetë koha më e përshtatshme.”

Duke folur para gazetarëve, Berisha vijoi të theksonte se protesta e djeshme ishte paqësore ndërsa akuzoi kryedemokratin Lulzim Basha se është duke bashkëpunuar me kryeministrin Edi Rama.

“Do të mbahet protesta e radhës, por gjithçka do të jetë në funksion të interesit të tyre dhe kur të gjykohet koha më e përshtatshme. Kjo është selia e PD, ata të cilët, këtu e kam më të gjerë, ata që pranojnë për kryetar të PD, kryetarin e emëruar nga Edi Rama me policë, bëjnë një akt destabilizues ndaj Shqipërisë. Ai nuk mund të pranohet.”

I pyetur se përse u tërhoq nga protesta, lideri historik i demokratëve tha se nga një “betejë bëhet tërheqje kur shihet se është përdorur lëndë toksike tej masave të lejuara.

“Ne kemi ndjekur rregullat e kemi zbatuar ligjet. Asnjë gur i vetëm nuk u gjuajt ndaj narko-polcisë, pavarësisht nga sjellja shtazore e saj. Pavarësisht nga sasia e shumë herë e palejueshme e gazit që përdori. Gazi, sasia toksike, njerëzit të shtrirë në anët e Lanës nga helmimi. Në betejë ka një tërheqje kur shihet se është përdor një lëndë kimike toksike. Hodhën gaz direkt te unë, po kjo më motivon më shumë që ky revolucion  të triumfojë. A patë njeri të armatosur në ata mijëra njerëz…Shkatërrimi i godinës, është blindimi, shndërrimi i saj në një bunker, si asnjë ndërtesë tjetër partie në Evropë.”

I pyetur nëse do të tërhiqet nëse Basha bën një hap pas, ish-kryeministri tha se kjo do të përcaktohet nga vota e demokratëve. Berisha foli edhe për arrestimin e një kushëriri të kryeministrit i cili është arrestuar edhe pse nuk kishte asnjë lidhje me protestën.

“Futi për pengun e tij, banda e vrasës… asnjë prej tyre nuk është arrestuar…vetëm një kushëri i Ramës, 90 për qind s’ka pasur lidhje me atë seli…e kanë arrestuar në një klub se gjoja…ka probleme pronësie me Ramën.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!