Në janar nis puna në bazën e Kuçovës, 50 milionë euro investim

schedule09:37 - 9 Dhjetor, 2021

schedule 09:37 - 9 Dhjetor, 2021

Në janar do të fillojë puna për ndërtimin e bazës së NATO-s në Kuçovë. Lajmin e dha ministri Mbrojtjes Niko Peleshi pas mbledhjes së qeverisë.

Ai tha se pas procesit të shpronësimeve do të fillojë punë për investimin që kap vlerën e 50 mln euro dhe që do të ndikojë në të gjithë zonën. Kjo sipas ministrit, do të thotë më shumë siguri për sot dhe nesër në rajon dhe Europë.

Sapo miratuam projektin më madhor për Forcat e Armatosura, bëhet fjalë për bazën ajrore të Kuçovës që kompleton kuadrin ligjor dhe i hap rrugën fillimit të punimeve.

Në ditët e para të janarit do të vendosim gurin e për në bazën e Kuçovës. Një lajm i mirë dhe për familjet që preken, për shpronësimet në bazë të vlerës së tregut. Ky është një zhvillim, mbi 50 mln euro investim, punësim për të gjithë zonën për rreth.

Është një lajm i mirë për Shqipërinë edhe rajonin, do të kemi një bazë të NATO-s. Më shumë siguri për sot dhe nesër. Pas stërvitjes “Defender 21”, këto janë mesazhe që tregojnë sesa strategjik është vendi ynë për sigurinë rajonale dhe Europine.

Le të presim edhe pak javë që të mbyllim shpronësimet dhe të fillojmë punën për bazën e Kuçovës” tha Peleshi./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!