“Në Itali kërkojmë fitore”, Luis Enrique i druhet “Djajve”: Milan është një ekip i fortë dhe me histori

schedule20:56 - 6 Nëntor, 2023

schedule 20:56 - 6 Nëntor, 2023

Mbrëmen e së martës, “Djajtë” e Milanos do të zhvillojnë përballjen e 4-t të fazës së grupeve të Champions League, teksa do të presë në mitikun “San Siro”, “gjigantët” francezë të Paris Saint-Germain, ndeshje e cila pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e “kuqezinjve” në këtë kompeticion.

Siç e do zakoni një ditë para sfidës u zhvillua edhe konferenca e zakonshme për shtyp, nga ku tekniku i “parisienëve”, Luis Enrique u shpreh se pavarësisht fitores së parë, 3 me 0, në “Parc des Princes”, duhet të bëjnë kujdes nga “kuqezinjtë”, pasi janë një ekip i fortë dhe me një histori të madhe .

“Unë jam gjithmonë optimist, si të gjithë trajnerët. Jam për ndeshjen kundër një kundërshtari shumë të vështirë, në një stadium historik dhe tërheqës. Ne kemi një objektiv dhe duam fitoren.

Nuk duhet të mendojmë për ndeshjen e parë, nesër do të jetë një ndeshje tjetër. Ideja jonë është shumë e qartë, ne nuk do ta ndryshojmë atë nëse luajmë në shtëpi apo jashtë. Ne duam të mbajmë topin më shumë se Milan, ne nuk do të spekulojmë për rezultatin. Milan është i fortë dhe me një histori shumë të madhe.

Ne i kushtojmë vëmendje të veçantë kundërshtarit dhe lojtarëve të tyre më vendimtarë, siç janë Theo e Leao por objektivi ynë është të luajmë lojën tonë në mënyrë që kundërshtari të përshtatet me ne. Duhet të rikuperojmë menjëherë topin”,- u shpreh tekniku spanjoll. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!