Në ish-qytetin e studentëve në Krujë/ Dikur gjallëronte jeta, sot kanë mbetur vetëm gërmadha

schedule20:28 - 23 Shtator, 2023

schedule 20:28 - 23 Shtator, 2023

Sot kanë mbetur vetëm gërmadha por dikur në këtë zonë në periferi të Mamurrasit gjallonte jeta.

Në këtë vend pranë rrjedhës së lumit Droje shtrihej qendra stervitore e studentëve që  banorët e zonës e pagëzuan me emrin “Qytet Studenti”.

Vath Myrtaj, sot kryeplak i fshatit Shpërdhet kujton kur vendi gumëzhinte nga të rinjtë që vinin nga Tirana me tren ndërsa në ditët e ngrohta të fillimvjeshtës bënin plazh buzë lumit.

Ardhja e studenteve cdo shtator ishte ngjarje per gjitha fshatin. Ishte një qytezë e mirëorganizuar ku nuk mungonte gjë.

Sot e kësaj dite kanë mbetur gjurmë nga godinat që vite më parë shërbenin si fakultete apo konvikte.

Ardhjen e studenteve te mjekesise banoret e zones e shfrytezonin per t`ju dhene zgjidhje shqetesimeve te tyre shendetesore. Mjeket e rinj prisnin e percillnin me qindra njerez.

Në këtë qendër stervitore vinin po ashtu edhe artistë po sportistë të njohur të kohës. Vathi kujton se të rinjtë e fshatit bënin ç`mos që ti takonin e të shkembenin pak fjalë me ta.

Aty janë njohur e lidhur në martesë me qindra çifte. E gjithë qyteza u shkatërrua pas viteve `90. Godinat u dëmtuan ndërsa pemët që rrethonin gjithë vendin u prenë e masakruan./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!