Në hetim për ekstremizëm, shpallet në kërkim ndërkombëtar “i forti” i Tik Tokut nga Lezha

schedule18:25 - 13 Korrik, 2022

schedule 18:25 - 13 Korrik, 2022

Shpallet në kërkim ndërkombëtare Lezhajni i famshëm në Tik-Tok. Bëhet fjalë për shtetasin Luigj Marku, 39-vjeç nga Kallmeti i Lezhës, i cili bën thirrje ekstremiste në rrjetin social Tik-Tok, është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Antiterrori dhe Prokuroria e Lezhës kanë kërkuar ndihmën e autoriteteve irlandeze më qëllim arrestimin e 39-vjecarit.

Ndaj Luigj Markut është ngritur akuza për veprime ekstremiste me qëllim nxitjen e urrejtjes. Policia tha se ky shtetas prej kohësh publikon në rrjete sociale video dhe mesazhe radikale dhe ekstremiste. Nga verifikimet rezulton se i dyshuari ndodhet në Irlandë.

Ky persona ka pasur sherr në rrjete sociale edhe me reperin Arkimend Lusha, apo i njohur ndryshe si Stresi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!