SHKODËR- ABC News ka siguruar foton e autorit të arrestuar nga Policia për ngjarjen kriminale në Shkodër, ku mbeti i vdekur Elis Rroshkodoli.
Bëhet fjalë për Xhulio Malo, 26 vjeç, i cili akuzohet se siguroi kushtet dhe mjetet e duhura për të kryer vrasjen e Rroshkodolit.
Për këtë ngjarje janë shpallur në kërkim edhe tre persona të tjerë, të cilët dyshohet se kanë organizuar vrasjen e 36-vjeçarit.
Gjatë hetimeve u zbulua në Tiranë një garazh, ku këta 4 shtetas mbanin automjete të trafikuara nga shtete të ndryshme të Europës, të cilat dyshohet se janë siguruar për të shërbyer gjatë kryerjes së krimeve të rënda kundër personit.
Po ashtu janë gjetur 3 automjete të trafikuara nga shtete të ndryshme të Europës dhe pjesë të automjetit të përdorur nga autorët, gjatë vrasjes së Rroshkodolit./ abcnews.al