Në Gruemirë, banorët “kyçin gojën” për video-skandalin

schedule14:04 - 13 Shkurt, 2019

schedule 14:04 - 13 Shkurt, 2019

Banorët e Gruemirës në Malesinë e Madhe e njohin policin e zonës së tyre Berhan Bajrakurti, si njeri korret në punë. Por askush prej tyre nuk do të flasë për një video skandal, për të cilin ai dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një minorene. Nga ana tjetër policia dhe stafi pedagogjik i shkollës në Gruemire, nuk kanë gjetur asnjë rast denoncimi.

Këtu në Gruemirë të Malësisë së Madhe 10 km larg Shkodrës, video e policit të zonës ka bërë bujë.

Banorët e kanë të vështirë të flasin. Nga njëra anë ata e njohin si inspesktorin korrekt në punë. Por nga ana tjetër nudizmi virtual u ka kyçur gojën. Një rast i tillë thonë nuk i përket Gruemirës me pesë mijë banorë.

Nga ana tjetër nga stafi pedagogjik i shkollës së Gruemirës kanë marrë kontakt me çdo prind dhe me çdo nxënës.

Të njëjtën gjë ka bërë dhe grupi hetimor. Nuk është gjetur akoma një rast qoftë edhe si thashethem, çka mund të mbështeste akuzën për ngacmim seksual të ndonjë minoreneje nga polici Berhan Bajrakurti.

Kurse në Koplik atu ku ndodhet shtëpia e të arrestuarit, burrat janë mbyllur brenda. Një fis prej 300 vitesh pa asnjë konflikt, e ka të vështirë të kuptojë çfarë ka ndodhur. Por më të vështirë për t’u përballur me opinionin.

Vetë i dyshuari Berhan Bajrakurti nuk ka pranuar asnjë akuzë të ngritur ndaj tij. Nuk ka pranuar asesi të ketë ngacmuar seksualisht një 15 vjeçare.

Lajmi mori dhenë pas publikimit të një videoje, e cila iu servir një portali në rrugë anonimati. Pas kësaj Bajrakurti u vendos në pranga, por autori nuk është gjetur akoma.

Gazetar i ABC News, Shkodër: Simon Shkreli

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!