KUKËS- Dy qytetarë nga Kukësi janë marrë të pandehur nga Prokuroria e Posaçme me akuzën e shitblerjes së votave.
Nga përgjimet e komunikimeve telefonike, vëzhgime dhe veprime të tjera hetimore, ka rezultuar se të pandehurit Gazmend Peposhi dhe Kalosh Peposhi janë përfshirë në veprimtari të kundërligjshme.
Gjatë fushatës zgjedhore, të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, u kanë premtuar dhe dhënë shuma monetare zgjedhësve të Njësisë Administrative Ujmisht, në këmbim të votimit në një mënyrë të caktuar, në mbështetje të subjektit politik “Partia Socialdemokrate e Shqipërisë”.
Hetimi ka evidentuar se të pandehurit kanë qenë aktivë në fushatën zgjedhore në mbështetje të këtij subjekti politik, duke ofruar dhe shpërndarë mjete monetare ndaj zgjedhësve për të ndikuar në mënyrën e votimit të tyre.
/abcnews.al

