Në gjurmët e të atit, “James Bonds” prezanton për herë të parë të bijën

schedule09:10 - 29 Tetor, 2022

schedule 09:10 - 29 Tetor, 2022

Aktori i njohur, Daniel Graig kaloi në tapetin e kuq në premierën e filmit “Glass Onion: A Knives Out Mystery” i shoqëruar nga vajza e tij, Ella.

Aktorja e re bëri një paraqitje magjepsëse në krah të të atit me fustanin e saj të gjatë të zi, të cilin e bashkoi me taka nude. Dekolteja e thellë e fustanit dhe rrathët e mëdhenj të artë i shtuan sensualitetin pamjes.

Sakaq, Graig pati fëmijën e tij të parë me gruan e tij të parë, gjithashtu aktore, Fiona Loudon, me të cilën qëndroi i martuar për dy vjet, nga 1992 deri në 1994.

Vajza e tij ka lindur në vitin 1992 dhe tashmë ka nisur karrierën e saj në aktrim. Ajo njihet më së shumti për rolin e saj në filmin Texas Road, si Liz.

Aktori, i cili mbetet një nga James Bonds më të suksesshëm, ka edhe një vajzë me gruan e tij aktuale, Rachel Ëeisz. Edhe pse të dy mbajnë një profil të ulët në jetën e tyre personale, ata u panë së bashku në festën e mbajtur në festival pas shfaqjes së filmit. Vajza e vogël e Daniel i ngjan shumë, siç ka treguar nëna e saj.

Kujtojmë se në filmin “Glass Onion: A Knives Out Mystery”, Dianel Graig luajti bashkë me Kate Hudson dhe pritet të dalë në nëntor për disa javë në kinema, përpara se të bëhet i disponueshëm në platformën Netflix më 23 dhjetor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!