Policia spanjolle zë në befasi 6 shqiptarët teksa flinin, si e ruanin magazinën plot me kanabis

schedule13:00 - 7 Nëntor, 2019

schedule 13:00 - 7 Nëntor, 2019

Policia spanjolle ka arrestuar gjashtë shqiptarë të moshës nga 25 deri 45 vjeç si pjesë e një grupi kriminal.

Të arrestuarit akuzohen për kultivin kanabisi. Hetuesit kishin marrë informacion për ekzistencën e një ndërtese ishte e transformuar për kultivimin e marihuanës, në qytetit portual të Alikantes.

Magazina prej 3 mijë metra katrorë kishte 7 dhoma dhe ishin të pajisura me aparaturat e duhura elektrike dhe sistem ajrimi për kultivim të brendshëm të kanabisit, ndërsa ruhej me turne nga trafikantët.

Gjetja e ndërtesës hasi vështirësi për hetuesit pasi ishte e vendosur në zonë strategjike dhe nuk vihej re.

Nga operacioni u sekuestruan 74 kg kanabis, boçe kanabisi, 1,300 euro, 808 llamba nxehtësie, 31 pajisje për ajër të kondicionuar, 19 filtra ajri dhe një gjenerator i madh elektrik. Ndërkohë, shqiptarët janë zënë në befasi në momentin kur është futur policia pasi ishin në gjumë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!