30 banesa karakteristike me statusin monument kulture në Gjirokastër do të restaurohen. Dëmtimet e tyre janë konstatuar nga task-forca e ngritur nga Drejtoria e trashëgimisë kulturore dhe Bashkia e Gjirokastrës.
Pezana Rexha drejtoresha e trashëgimisë kulturore në këtë qytet tregon se po monitorohet gjendja e të gjitha shtëpive pranë kalasë.
“30 banesa që kanë nevojë për ndërhyrje imediate në pjesën e çatisë. Ku është edhe problematika më e madhe. Pjesa më e vështirë është mirëmbajtja e tyre. Kjo është vetëm faza e parë.”
Rexha ngre dhe një shqetësim kur thotë se në Gjirokastër ka mungesë të theksuar arkitektësh dhe arkeologësh.
“Gjirokastra ka nevojë për arkitektë. Pa ta është e mbaruar.”
Në terren ndodhen dhe një grup të rinjsh që studiojnë për arkitekturë në Tiranë. Ata po bëjnë praktikën dhe po punojnë vullnetarisht për të konstatuar banesat e dëmtuara.” Monitorimi do të vazhdojë nga task-forca. Veç 30 banesave që kanë nevojë për ndërhyrje emergjente priten të restaurohen dhe të tjera. /abcnews.al/